Angelo Peruzzi, drejtori i Lazios, në një prononcim të dhënë për “Tuttusport” është shprehur për tema të ndryshme, duke filluar nga momenti që po kalon skuadra, e deri tek Igli Tare. Për Drejtorin Sportiv të Lazios, e ka thënë se ai është më i miri dhe e bën gjithçka vetëm.
“Për momentin është një situatë shumë e mirë, jemi të kënaqur. Jemi eleminuar nga Europa League, ndoshta edhe pak të pafatë, pasi kemi kaluar një moment jo të mirë. Fitorja 3-0 në derbi na ka rikthyer përsëri në moment të mirë. Vendi i 4 në kampionat? Preferoj që më mirë të mos them asgjë për momentin. Inzaghi jep profilin e një skuadre të madhe. I uroj që ai të trajnojë skuadrat më të mira të botës. Milinkoviç-Saviç është një lojtar i madh. Me Lotiton kam një marrëdhënie shumë të mirë. Përsa i përket Ilgi Tares, muund të them se ai është më i miri nga të gjithë, ai e bën gjithçka vetëm”, është shprehurPeruzzi.