Drejtori Sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, me anë të një reagimi të tij në rrjetet sociale, i bashkohet tragjedisë së ndodhur ditën e djeshme në aksin Shkup-Tetovë, ku kanë humbur jetën 15 persona dhe shumë të tjerë janë të plagosur.
Tragjedi e madhe që na la pa fjalë. Ngushëllime gjithë familjarëve të viktimave. Zoti ua shtoftë durimin”, shkruan Nexhipi.