Clemente Villaverde, drejtori i Atletico Madrid ka deklaruar se përballja ndaj skuadrës së Arsenalit është mjaft e fortë dhe se do të jetë një sfidë e hapur. Ai ka thënë se kjo ndeshje do të vendosë përballë dy skuadra të ngjashme me njëra tjetrën dhe se gjasat për të triumfuar janë të barabarta.
“Nga tani e tutje të gjitha ndeshjet janë të vështira, ndaj kundërshtarëve të mëdhenj dhe shorti ka vendosur që të kemi Arsenalin, kështu që e mirëpresim, ata janë ekip i mrekullueshëm dhe janë aty duke luftuar çdo vit në kampionat dhe Evropë”.
“Ata janë skuadër me karakteristika të ngjashme me ne, është ndeshje shumë e hapur, është 50-50”, u shpreh Villaverde.