Mbrëmjen e djeshme, në orën 17:00 është luajtur ndeshja e fundit e javës së 17-të të Superligës, mes Skënderbeut dhe Luftëtarit që ka përfunduar me rezultatin 2-3 për gjirokastritët. Tashmë jemi në pritje të së 18-tës, praktikisht edhe ndeshja e fundit e fazës së dytë të kampionatit.
Do të ketë takime interesante, që do të vendosin shumë për në tabelën e renditjes. Tirana pret në shtëpi Flamurtarin e Ilir Dajës. Po ashtu një sfidë për t’u ndjekur është edhe ajo mes Luftëtarit dhe Partizanit. Të besuarit e Gentian Mezanit pas fitores në Korçë, tashmë janë shumë të karkikuar dhe kërkojnë që të bëjnë surprizën e radhës. Kamza do të presë në shtëpi Skënderbeun. Kukësi do të përballet me Kastriotin, kurse Teuta me Laçin në “Niko Dovana”.