Julian Draxler, sulmuesi i Wolfsburg dhe kombëtares gjermane është gjobitur me shumën e 100 mijë eurove për një deklaratë të bërë në gazetën “Bild”. Ai ka shprehur dëshirën për të luajtur në një ekip tjetër, por kjo deklaratë nuk iu ka pëlqyer drejtuesve të Wolfsburg.
Ndaj, ata vendosën që lojtarin 22-vjeçar ta gjobisin me 100 mijë euro gjobë për dy fjalë. Veç kësaj, edhe pse Draxler ka vetëm një vit në këtë ekip, ai nuk do të largohet, pasi klubi pas kësaj deklarate nuk ka ndërmend t’ia plotësojë dëshirën. Për Draxler, interesim serioz këtë verë ka shprehur Arsenali.