Shqipëria largohet nga Estonia e dëshpëruar pasi nuk arriti të mbronte avantazhin 2-1 ndaj vendasve. Shpresat janë ndëshkuar 3 minuta nga fundi, kur Liivak vulosi përfundimisht barazimin. Pavarësisht rezultatit të papritur, kuqezinjtë kanë fituar një lojtar premtues. Ai është Taulant Seferi, i cili ka shënuar dopietë në sfidën e oeës 18:00. Takimi përfundoi me rezultatin 2-2.
Shqipëria e mbyll fushatën e kualifikueseve për kampionatin europian të 2019 me 7 pikë dhe në vendin e parafundit.