Shtatorin e 35 viteve më parë, Dinamo arriti një nga fitoret më të mëdha të ekipeve shqiptare në Kupën UEFA, duke mundur 1:0 Carl Zeiss Jena, ekipi finalist i Kupës së Kupave në vitin 1981 (pak muaj para këtij takimi).
Goli i fitores u shënua nga legjenda dinamovite, Vasillaq Zëri, në minutën e 61-të.