Skënderbeu nuk mundi që të marrë pjesë në eliminatoret e Champions League këtë vit, pasi vendimi i CAS ishte që një vit të mos marrë pjesë në kompeticionet europiane për shkak të dyshimeve mbi ndeshjet që quhen të trukuara.
Sot doli në pah dhe vendimi i argumentuar i UEFA-s për gjyqin e bërë për Skënderbeun, mbi të cilin u mor dhe vendimi final. Skënderbeu e apeloi këtë vendin, ndërsa CAS vendosi që korçarët të dënoheshin me një vit mospjesëmarrje në Europa dhe Champions League, vendim të cilin po e vuan.
Sa i përket dosjes voluminoze, ajo ka argumentuar vendimin, të cilin nuk mundi që ta zbardhë në atë kohë, pasi koha ishte e shkurtër. Sa i përket ndeshjeve që përfliten si të trukuara, janë vetëm dyshime, pasi flitet për lëvizje koefiçentësh dhe gjëra që janë tymnaja.
Në rast se do të kishte fakte për një nga këto 52 ndeshje, vendimi i UEFA-s do të ishte shumë i ashpër, aq sa Skënderbeu nuk do të lejohej që të luante futboll. Këto janë vetëm dyshime që përmendin emrat e njerëzve që kanë qenë në tribunat qëndrore, lojtarëve, presidentëve dhe ish-presidentëve. Gjithçka është ngritur mbi bazën e hipotezave të hedhura pas lëvizjes së koefiçentëve të basteve dhe mediave. Zbardhja e vendimit, ose më saktë bërja publike e dosjes voluminoze solli vetëm zhurmë mediatike dhe asgjë më shumë.