Borussia Dortmund ka arritur që të fitojë ndeshjen kundër Freiburg me rezultatin 3-1 përballë skuadrës së mesfushorit kuqezi Amir Abrashi. Në “Sigal Iduna Park” Freiburg ka humbur 3-1, ndërsa Dortmund ka arritur që të dalë sërish në krye të tabelës, duke bashkëkryesuar me BAyern Munchen.
Golin e parë e shënoi Aubameëang, ndërsa me shifrat 1-0 përfundoi pjesa e parë. Lukasz Piszczek shënoi golin e dytë në minutën e 53, ndërsa Philipp ngushton diferencën e golave dhe ringjall shpresën e Freiburg për të barazuar.
Por, në fund është Raphael Guerriero që çon rezultatin në 3-1 në minutat shtesë të takimit, ndërsa takimi mbyllet këtu. Amir Abrashi luajti 90 minuta, ndërsa skuadra e tij momentalisht ndodhet në vendin e nëntë në tabelën e renditjes.
https://www.youtube.com/watch?v=D0n8ibVGqH4