Sezoni aktual është i fundit në fushë. Është kjo deklarata e befasishme e mbrojtësit të Juventusit, Andrea Barzagli, i cili në prag të ditëlindjes së tij të 38-të, ka njoftuar se do të var këpucet në fund të këtij edicioni.
“Kam menduar shumë rreth së ardhmes. Kur je futbollist ti ke shumë probleme duke menduar për të ardhmen sepse lëndimet të detyrojnë ta bësh atë”– ka thënë Barzagli për ‘Sky Sport Italia’.
Barzagli pati sezonet më të mira sa luajti nën urdhrat e Antonio Contes, ku së bashku me Chiellini dhe Bonucci kishin krijuar një treshe të jashtëzakonshme në mbrojtje. Ndërkohë, këtë sezon, Barzagli e ka humbur vendin e titullarit, duke u aktivizuar me pikatore.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.