Mbrëmjen e sotme është luajtur një ndeshje shumë interesante në Serie A mes Napolit dhe Lazios. Takimi ka përfunduar me rezultatin 2-1 për vendasit, të cilët që në pjesën e parë kanë kaluar në avantazh të dyfishtë me anë të Milik dhe Callejon, ndërsa në të dytën Immobile ka ngushtuar diferencën, por që nuk ka shkuar më shumë se kaq.
Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ka bërë një paraqitje shumë të mirë, por nuk arriti ta ndihmonte skuadrën e tij për të marrë pikë ndaj ekipit të drejtuar nga Carlo Ançelotti.