Derbin e shqiptarëve në Zvicër e ka fituar Taulant Xhaka. Skuadra e Baselit ka zhvlerësuar në fund të takimit dopietën fantastike që realizoi Jahmir Hyka në pjesën e parë. Mesfushori realizoi golat në minutat 18’ dhe 30’ për ta mbyllur në avantazh 2-1 për skuadrën e Luzernës pjesën e parë. Në të dytën, Baseli ka përmbysur gjithçka dhe ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2-3. Në lojë për Baselin ka qenë titullar prej fillimit të ndeshjes Taulant Xhaka që ka bërë një super 90-minutësh dhe ka marrë një karton të verdhë me vete. Në fund të ndeshjes të dy shqiptarët kanë ndarë një përqafim miqësor mes tyre edhe pse fitues ka dalë vetëm njëri.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.