Gianluigi Donaruma vijon të zhënjejë Milanin dhe tifozët e tij. Portieri i talentuar nuk ka pranuar të rinovojë me kuqezinjtë dhe tashmë e ardhmja e tij është në dyshim. Drejtuesit e Milanit kanë deklaruar se do ta lënë në stol duke i “djegur” në një farë mënyre të ardhmene tij. Pas këtij lajmi u përfol se palët janë ulur për të biseduar sërish, pasi 18-vjeçari ka ndërruar mendje.
Megjithatë sot bëhet me dije nga mediat italiane se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Madje drejtori i kuqezinjve, Marko Fasone ka zbuluar: “Nuk ka asgjë të re. Ne jemi ende duke e pritur, por jo për shumë kohë, për disa arsye”, ka deklaruar Fasone, i cili ka treguar edhe datën 3 korrik, ditë në të cilën kuqezinjtë nisin përgatitjet.