Rikthehet në shtëpi Domosdova për të luajtur ndeshjen e javës së 20-të kundër Përmetit.
Ekipi vjen me dy mungesa mjaft të rëndësishme në këtë takim siç janë portieri Xhelollari dhe mbrojtësi i djathtë Facja. Të dy futbollistët janë të pezulluar për shkak kartonësh.
Domosdova futet nesër në fushën e lojës me qëllim fitoren e takimit dhe në një prononcim pëe Newsport.al, trajneri Erald Karriqi tha:
” Fitorja është një detyrim për tifozerinë tonë dhe për ecurinë e ekipit. VIjmë nga një ndeshje në transfertë ku hummbëm ndaj pretendentëve për t’u ngjitur një kategori më sipër, Naftëtarit.
Këtë javë duhet të kthehemi patjetër te fitorja. Pres nga lojtarët e mi që të reagojnë dhe të zhvillojnë një ndeshje të bukur e padyshim të marrim fitoren. Ftoj sa më shumë sportdashës të ndjekin dhe të mbështetin nga afër ekipin”, përfundoi Karriqi.
Kujtojmë gjithashtu se një mungesë e rëndësishme është edhe Fredi Rira, veterani i ekipit i cili për shkak të një dëmtimi do të mungojë për rreth 4 javë.