Trajneri i Realit të Madridit Julen Lopetegui ka marrë në dorë timonin e merkatos së ekipit madrilen. Shanset për të sjellë emra të bujshëm në skuadër pas largimit të Cristiano Ronaldos u shuan këtë merkato pasi asnjëri prej objektivave të synuar nuk u arrit të përmbushej. Nga ana tjetër madrilenët po mendojnë të plotësojnë stolin e rezervave. Ish-trajneri i Spanjës i ka kërkuar kapitenit të Portos Hector Herrera të pranojë në dimër të kalojë me spanjollët.
28-vjeçari që luan me përfaqësuesen e Meksikës i skadon kontrata verën e ardhshme ndaj Reali nuk dëshiron të humbasë këtë mundë si të artë.