Nga Ferenc Molnar, çekosllovak.
Personazhi kryesor është Nemecen, një 10 vjecar në një nga lagjet e Pragës. Titulli: Djemtë e Rrugës Pal. Romani për të cilin kanë derdhur lot miliona fëmijë të këtij kontinenti mund të ketë praktikisht fryëzimi I këtyre tanimë burrave shqiptarë, që 20 viteve më parë në stilin e fëmijëve të asaj “rruge” luanin deri në muzg me ëndrrën se një ditë do ishin atje për të mbrojtur flamurin dhe për ti dhënë kënaqësi “një lagjeje të tërë”. Nëse rrugicat Pal janë më shumë sentimentale sa duhet, atëherë hidhini një sy në youtube “Oli dhe Benxhit”. Kartonat e famshëm japonezë kanë qënë gjithashtu modeli i një brezi që duke luajtur në rrugët me baltë të Tiranës, Kavajës, Fierit apo Elbasanit u rritën me ëndrrën e Oliver Harton. Një europian në Francë, njësoj si Botërori i të rinjve japonezë në serialin më të famshëm për fëmijë.
Historia e disa djemve shqiptare që zbritën në stadiumet e Lensit, Marsejës dhe Lionit meriton një film më vete. Kapiteni i Shqipërisë ndaj Francës, Ansi Agolli u rrit në një rrugicë mes shkollës së Kuqe dhe gjimnazit Partizani, me një fanelë bardheblu mbi shpinë të blerë në tregun “çom”. Ëndrra e tij ishte të vishte njëherë fanelën e Tiranës dhe ku i dihet dhe atë të Kombëtares. Ia doli, luajti në fushën e zezë të 24 herë kampionëve, u huazua një vit në Fier, provoi fatin në Ukrainë e Azerbajxhan, sakrifikoi mijëra kilometra “skype” me dashurinë e jetës së tij në Shtetet e Bashkuara, luajti në europian dhe europa ligë. Asnjëherë nuk harroi ta kthente kokën pas. Në rrugicën e tij të fëmijërisë atje ku të gjithë e shihnin duke vrapuar dhe i thonin. Nëse lind e rritesh në këtë vend nuk ke bërë tu bërë lojtar i rëndësishëm.
Të njëjtën ndjesi prorvuan dhe Lila e Cikalleshi. Të dy kaluan më shumë se 20 vite në qytetin e vogqël të Kavajës, u stërvitën mes kushteve mjerane, luajtën në fusha tërë baltë ku, uniforma ishte vetëm një koncept, ndërkohë që ilacet dhe teknologjia molla e ndaluar. Kur ishin 21-22 të gjithë i shihnin dhe u thonin jo pa shpoti: çfarë doni të bëni, në Shqipëri tani po vijnë ata që kanë lindur në Zvicër e Gjermani? Nuk keni asnjë shans…
Asnjë shans teorik nuk duhet të kishte as Sadiku njeriu që shënoi golin e vetëm kuqezi në këtë Europain. Rinia e tij ishte dhe më e dhimbshme. Luajti pa asnjë lek në Cërrik e Ersekë, veshi fanelën e Elbasanit kur ishte duke rënë nga kategoria, u dënua madje me dy vjet të mos luante fare futboll. Më pas pa asnjë euro në xhep udhëtoi drejt Zvicrës, atje shënoi 69 gola në katër vite ndërkohë që sot është njeriu më klikuar në ambjentin kuqezi dhe Zyrih, klubi i tij kërkon 7.5 milionë euro për kartonin. Gjashtë vite më parë ëndërronte të kishte një rrogë 750 mijë lekë të vjetra në muaj.
Të njëjtën ndjesi provoi dhe Bekim Bala, madje të njëjtin “film” panë dhe Memushaj e Hysaj. Ata janë rritur vërtet në Itali, por prindërit e tyre e dinë çkanë hequr. Kanë udhëtuar në mesnatë me gomone drejt tokës së premtuar, kanë rrezikuar jetën, kanë punuar nëpër muret e shtëpive italiane dhe kanë prerë barin e familjeve të pasura në shtetin fqinj. Kanë sakrifikuar jetën e tyre që djemtë e tyre të jenë dikush. Sot ata ndihen krenarë, njësoj si e ëma e Agollit që tani kalon pasditet në ballkonin e apartamentit të ri pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranën e re duke menduar për djalin që përfaqësoi 10 milionë shqiptarë ndaj Francës.
Shqipëria e europianit ishte padiksutim një bashkim idesh, projektesh dhe forcash kuqezi, me protagonist që erdhën nga kudo, të lindur në Zvicër, në Gjermani, apo gjetkë. Ata kontribuan të gjithë për një sukses i cili i la gjithë shqiptarët pa fjalë dhe të mbushur me emocione të paprovuara më parë. Por historia e këtyre djemve që erdhën nga lagjet me zhavorr sigurisht që është një mesazh i qartë, për të gjithë ata që në Shqipërinë e një mijë problemeve kanë krijuar psikozën kolektive se në këto 28 mijë kilometra katrorë nuk mund të lindin lojtarë të denjë. Ky është një model që duhet ndjekur me simbolin se puna është aleati i vetëm në këtë jetë. Një talent mund të shpërthejë jo vetëm në Zyrih, Bazel apo diku nëpër Europë, atë mund ta kemi këtu para syve në Cërrik, Kavajë, Fier apo Shkodër. Djemtë e rrugës në përfaqësuen e Shqipërisë nuk kanë qënë me fat ashtu sikundër dikush mund të mendojë. Përkundrazi ata e kanë krijuar vetë fatin e tyre. Ata ende nuk kanë vdekur për lagjen e tyre si bëri Nemecek dhe nuk e fituan Europianin në Paris si bënë Oli dhe Benxhi në Botërorin e japonezëve, por ata më shumë se sa Shqipërisë i dhuruan gjithë fëmijëve që në të njëjtën rrugica me kushte mizerabël një ëndërr. Tani ata i shohin duke kaluar të veshur “nice” dhe mendojnë: kemi dhe një shans, një ditë mund të bëhemi si këta. Shpresa e futbollit në shqipërinë e problemeve është ende gjallë!