Kamza është ekipi i rradhës nga Superliga që ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore. Skuadra nga periferia e kryeqytetit ka mundur me rezultatin e thellë 3-0 Vëllazërimin e Kërçovës nga Maqedonia.
Ndeshja e luajtur në Ohër ku kamzalinjtë po kryejnë fazën përgatitore, u vendos nga dy gola të Rezit dhe një nga Malaj, me skuadrën që militon në kategorinë e parë të Maqedonisë që u tregua e pafuqishme për të reaguar.