2. Zyrtari i KF ‘Erzeni’, Astrit Hoxha, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushes së lojës (ndeshja e datës 15 dhjetor ndaj Dinamos 2-1, Kat. e Parë).

3. KF ‘Erzeni’, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër KF “Dinamo”, duke lejuar futjen e personave tej numrit të lejuar nga Rregullorja e Aktivitetit, në bazë të Nenit 64, 65/2 të KDS dhe 128 të Rregullores së Aktivitetit të Kat.Superiore dhe Kat.Parë, dënohet me zhvillimin e 4(katër) ndeshjeve në fushë asnjëanëse dhe pa spektatorë, në të cilin përfshihet edhe dënimi i mëparshëm (e njëjta ndeshje).

4. Zyrtari i KF ‘Iliria’, Redjan Baku, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushes së lojës (ndeshja e datës 17 dhjetor ndaj Veleçikut, Kat. e Parë 0-1).

5. Zyrtari i KF ‘Ada’, Ylvi Rroji, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushes së lojës (ndeshje e datës 16 dhjetor Ada-Luzi 2008 0-4).

6. Lojtari i KF ‘Vllaznia B’, Ari Djepaxhia, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti (Kat. e Dytë, ndeshja e datës 16 dhjetor Tirana B-Vllaznia B 2-7).

7. Zyrtari i KF ‘Gramozi’, Ilirjan Qirjako, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar dhe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a) dhe 49/2/a) të KDS, dënohet me 11 (njëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti . Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushës së lojës (ndeshje e datës 16 dhjetor Gramozi-Këlcyra 0-1, Kat. e Dytë).

8. Lojtari i KF ‘Gramozi’, Gerald Gjoni, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti (e njëjta ndeshje).

9. Zyrtari i KF ‘Gramozi’, Oldi Tahirllari, për peshtymje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/c) të KDS, dënohet me 24 (njëzetëekatër) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik (e njëjta ndeshje).

10. Lojtari i KF ‘Skënderbeu’ U-19, Eqerem Liqeri, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti (ndeshje e datës 16 dhjetor Shkëndija Dr.-Skënderbeu 2-1. Superliga U19).

11. Lojtari i ‘Shkëndija Dr’ U-19, Etnik Kameri, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti (e njëjta ndeshje).

12. Lojtari i KF ‘Skënderbeu’ U-19, Xhoni Feratllari, për sjellje jo sportive ndaj zyrtari të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti (e njëjta ndeshje).

13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF ‘Akademia’ U-19 , Xhoi Hajderaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Xhoi Hajderaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore (ndeshje e datës 16 dhjetor, Akademia U19-Vllaznia U19 1-2, Superliga U19).”