Sjellja e gabuar i ka kushtuar pezullimin me 1 vit nga çdo kompeticion sportiv trajnerit kosovar, Skënder Kapra.
Numri 1 i pankinës së Lirisë u përjashtua nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara në javën e fundit data 13 dhe 14 Prill, për kundërshtim të vendimeve konform dispozitave të Rregullores disiplinore.
Vendimi i Komisionit të Disiplinës:
SKENDER KAPRA ; trajner në klubin e futbollit “LIRIA” nga Prizreni me numër të ID kartelës; 00289 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 12.04.2019, për ofendime me pastaj sulm fizik në gjyqtarin kryesor të ndeshjes së javës së; XVI-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e katedëve në nivel nacional; LIRIA – 2 KORRIKU e zhvilluar me datë 06.04.2019 në Prizren (raportet zyrtare nga ndeshja;) bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1; DENOHET ; me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe funksioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare në kohëzgjatje për; 12 muaj (dymbëdhjetë muaj)