Dinamo do të rinovojë me të gjithë futbollistët që kanë qenë titullarë sezonin e shkuar. Administratori Saliaj u ka bërë gati kontratat shtatë futbollistëve, të cilët ishin pjesë e bluve sezonin e shkuar. Bëhet fjalë për Gërxhon, Brahjan, Muçën, Rexhepin, Arifajn, Turdiun dhe Shazivarin të cilët priten të firmosin edhe për një sezon me skuadrën kryeqytetase.
Përpos këtyre Saliaj ka premtuar edhe përforcime të tjera. Në orët në vazhdim priten zhvillime të reja në kampin dinamovit.