Ekipi i Dinamos ka filluar ditën e sotme përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Sipas raportimit të faqes zyrtare të klubit në Facebook, ekipi ka zbritur në fushë te kompleksi “Dinamo” në orën 09:30 nën drejtimin e trajnerit Allmuça.
Grupi në dispozicion të trajnerit sot ishte shumë i cunguar pasi pjesa më e madhe e lojtarëve flitet se janë larguar nga ekipi, por klubi njofton se plotësimi i grupit do të kryhet në ditët në vijim Te Dinamo flasin për një ekip pretendent për t’u ngjitur në Superiore, por diçka e tillë mbetet për t’u parë në vazhdim kur të shikohet cilësia e afrimeve që do të kryhen.