Firma me Energie Cottbus duket se ka hequr shumë nga shkëlqimi i mesfushorit shqiptar, Jurgen Gjasula.
33 vjeçari ka zgjedhur Kategorinë e Tretë në Gjermani për të rilindur dhe kjo ka ngjallur reagimin e mediave vendase. Është portali “lr-online.de” i cili në ditën e sotme i ka kushtuar një artikull të gjatë mesfushorit, teksa e ka titulluar:
“Dikur përgatitej të ndalte Messin, tani Meppen”
Një titull disi ironik ky, duke nxjerrë në pah edhe rënien kaq të madhe të Gjasulës në karrierën e tij. Më parë ai është aktivizuar te Basel, ku është përballur pikërisht me Lionel Messin, ndërkohë që tashmë luan për një skuadër që në sezonin e ardhshëm mund ta shikojmë në një kategori më poshtë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.