Vllaznia nuk ka qenë forcë e madhe vetëm në futbollin shqiptar. Shkodra mbahet mend dhe vlerësohet për kontributin e madh që ka dhënë në sportin e mundjes dhe boksit. Shumë sportistë që kanë përfaqësuar jo vetëm Vllazninë, por dhe Shqipërinë në aktivitete ndërkombëtare janë lënë në harresë në vitet e demokracisë. Një rast të tillë e sjell menaxheri i futbollit Agron Isufi ku i bën apel Presidentit të Republikës Ilir Meta t’i japë titullin ish-kampioni të mundjes në vitet ’70 dhe ’80 Rrok Bardeli. Me anë të një postimi në “Facebook”, Isufi ka renditur sukseset në karrierën e tij dhe ka shprehur indinjatën që shteti ka treguar karshi ish-mundësit Bardeli.
“Çfarë duhet të bëjë më tëpër,ky sportist i madh i mundjës së lirë…Rrok Bardeli!! që t’iu mbush mendjen në presidencë,që t’i jepet titulli “Mjeshtër i madh”,që 3 hërë janë quar lëtrat nga Shkodra në Federatën e Mundjes,që në kohën e presidëntit Bamir Topi,Bujar Nishani,dhe nuk ja kanë dhënë titullin osë janë shkyër,osë kthyër mbrapsh lëtrat??? Për cfarë arsye?!! Dhe sot e treta e vërteta përsëri letrat janë në presidencë,që i urti president Ilir Meta, si sportist që ka qenë,e njeh mire së cfarë sportisti ka qenë RROK BARDELI… 10 herë kampion me Vllazninë si individ në Shqipëri…1978–79, 80, 81, 82, 84, 85, 86, 87, 88…6 hërë fituës Kupë së Shqipërië…1978, ’79,’ 80, ’81,’82,’ 83…dhe si ekip Vllaznia me Rrok Bardelin ka dalë 6 herë kampion kombëtar…5 herë fituës i Kupës së Shqipërisë…shumë vite fituës i anketës “10 sportistët më të mirë të klubit Vllaznia”…2 herë fituës spartakiadës kombëtarë 1979 dhë 1984, “Mundës i Kombëtarës Shqiptarë1984″..”Mjeshtër Sporti 1982”..”Mjeshtër i Merituar Sporti 1995, “Nderi i Mundjes Shqiptare 1999”, “Sportisti i shekullit nga klubi Vllaznia 2000….i dekoruar nga Këshilli Bashkiak Shkodër 2009 mE titullin “Mirënjohja E QytEtit,kush ka dhënë më shumë në Shqipëri …se ky mundës i stilit të lirë si, Rrok Bardeli…Amani mos leni nam ,se boll në kohën e sistemit të kaluar i kanë ardhë hakut ,sportistave të Vllaznisë, dhe Shkodrës në të gjitha drejtimët. Po sot në demokraci,duet kujtuar dhe vlerësuar puna e sportistëve shkodranë,që janë të shumtë që nuk u jepet meritat e marra me mund e djersë të madhë.Prandaj zoti Presidënt,shikoji sportistat e shkodrës se janë shumë për t’u vlerësuar,se po harrohen e po vdesin!! pa u respektuar nga shteti i tyre i dashur SHQIPËRI”…..