Ekipi kryeqytetas, Tirana këtë sezon nuk është pjesë e më të mirave dhe për herë të parë në historinë e saj nuk luan në elitën e futbollit.
Pas rënies në Kategorinë e Parë duket se gjithçka ka nisur nga e para, megjithatë me lojtarët që ka në dispozicion ka gjetur forcën për të ringrihet.
Gjëja më e rëndësishme që mungoi vitin e kaluar ishte “goli” , ndërsa këtë edicion të ri për Ze Marian nuk është më një problem i tillë.
Në tre ndeshjet e para, bardheblutë kanë marrë po aq fitore, ku kanë një bilanc 7 gola të shënuar, 0 të pësuar dhe janë të vetëm në krye të renditjes së Grupit B.