Sulmuesi Spanjoll Diego Costa ka gjetur pak kohë nga këto ditë të nxehta futbolli në grumbullimin e tij me kombëtaren në Rusi për të folur edhe për zhvillimet në klubin e tij Atletiko Madrid. Ai ka komentuar mbi rinovimin e kontratës së shokut të tij të skuadrës te madrilenët Antuan Griezman. Sipas Kostës vendimi i francezit për të qëndruar në kryeqytetin spanjoll nuk e surprizoi aspak pasi sipas tij kur një lojtar vonon kaq shumë për të marr vendimin do të thotë që po negocion për të qëndruar.
Po ashtu Kosta mendon se Griezman ka marr shumë pará që e kanë bindur të qëndrojë te Atletiko, duke e mbyllur se edhe ai vetë ndihet mjaft mirë te ekipi i drejtuar nga Diego Simeone pasi drejtuesit janë në gjendje të ofrojnë kontrata të mira tashmë.
“Ai bir kurve do të ketë marrë shumë pará për rinovimin!” u shpreh sulmuesi me origjinë braziliane për Griezman, nderkohë që për vete u shpreh se: “Jam shumë më mirë se ç’isha te Chelsea. Atletiko është shumë mirë, është rritur shumë dhe ka mundësi të ofrojë kontrata të mira.”