Mesa duket edhe këtë sezon nuk do të mungojnë akuzat për presione ndaj gjyqtarëve dhe për manipulim të rezultateve. Si zakonisht këto akuza kanë ardhur së pari nga Kategoria e Parë, aty ku çdo vit ka probleme lidhur me gjykimin dhe tolerimin e rezultateve.
Këtë rradh është drejtori i Korabit Fehmi Meziu, i cili në një deklaratë për mediat në emër të klubit dibran, akuzon Ilirinë se në ndeshjen e sotme të mbyllur në barazim 1-1 është ushtruar presion ndaj albitrave. Sipas tij gjithçka shkoi mirë deri në fundin e pjesës së parë, pasi në të dytin ajo që ndodhi në fushën e stadiumit të Fushë-Krujës ishte një turp.
Reagimi i plotë i klubit të Korabit:
“Falenderoj djemte e ekipit per karakterin e treguar dhe lojen qe zhvilluan sot ne Fushe-Kruje. Nje ndeshje e cila nisi mire dhe gjithcka shkoi normalisht deri ne fundin e pjeses se pare. Stafi i Ilirise dhe lojtaret nisen presionet mbi kryesorin e takimit, anesoret, delegate dhe vezhgues. Pjesa e dyte ishte komplet ndryshe dhe nuk ishte me loje futbolli por nje turp per futbollin Shqiptar. Sipas meje, minimalisht 2 lojtare te Ilirise duheshin larguar me karton te Kuq per ofendime ndaj zyrtareve te takimit dhe ndaj lojtareve dhe stafit tone. Largimi nga pankina i Sales ishte vendimi i duhur pasi gjate gjithe kohes ka leshuar ofendime ndaj te gjitheve. Ne kemi nje ekip te ri ne moshe, te cilet kerkojne te luajne futboll dhe kurre nuk behen rast per disipline brenda ne fushe pasi kjo eshte dhe politika e Klubit. Ne jemi kunder dhunes dhe problemeve por kjo nuk do te thote qe nuk do ti kerkojme te drejtat tona. Presione te tilla ndikuan ne rezultatin e sotem pasi ekipi ishte nen presion te tifozerise dhe lojtareve te ekipit ilirise duke ofenduar dhe treguar dhune ku arriti deri ne nderprerjen e takimit pasi anesori u sulmua nga tifozeria vendase duke i gjujtur mbi 10 shishe uji ne trupin e tij. Takimi nuk duhet te kishte filluar pa u boshatisur stadiumi por filloi dhe aty doli situata nga kontrolli. Ofendimet ne kor drejt arbitrave, presionet e lojtareve ne fushe dhe nderhyrje te ashpra ndaj lojtareve tone e kthyen ne nje arene stadiumin “Redi Maloku”. Ne perfundim te takimit u detyruam ta mbyllim me 10 lojtare pas shenimit te golit te dyte pasi Murrja u demtua ne gju nga nderhyrja e portierit edhe pse e morri persiper dhe e shenoi golin. Ne minuten e 92′ kryesori jep shenje 10′ shtese pa kuptuar, nderprerja e lojes nga incidenti ndaj ansorit ishte 3′. Takimi nuk mbyllej pa barazuar Iliria dhe goli i Murrjes i prishi te gjitha planet. Gjithsesi nuk ju ve faj arbitrave pasi jane kerrcenuar gjate gjithe takimit me jete dhe jane ofenduar me familje nga lojtaret, stafi, pankina dhe policia edhe zyrtaret e ndeshjes. Ky nuk eshte futboll dhe keto persona duhet te rrine larg fushes! Ne barazuam ne shtepi me Voren, fajin e gjejm te vetja…I presim dhe percjellim si miq kundershtaret dhe nuk do te tolerojme qe te behen te tilla veprime ndaj sportisteve tone, kerkojme publikisht qe te merren masa ndaj ketyre personave dhe te parandalohen te tilla veprime, ne te kundert nuk do te pranojme te zbresim ne fushe nese nuk na garantohet siguria!