Ditën e shtunë u luajt ndeshja mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, e cila përfundoi me rezultatin 1-1. Pas ndeshjes pati dhe tension, ku arbitri anësor Tartari pretendon se është dhunuar. Arbitri ka bërë sot dhe një kallzim në Polici.
Për të zbardhur ngjarjen, në Vlorë kanë zbarkuar inspektorë dhe drejtues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Policia e ardhur nga Tirana pritet të bëjë një raport të plotë për ngjarjen në fjalë, teksa kallzimi i Tartarit ishte për goditje për shkak të detyrës.