Serxho Aguero ka pësuar një dëmtim këtë mesjavë në ndeshjen kundër Borusia M’Gladbah në Champions League.
Pep Guardiola ka pranuar se do të shihet gjendja e argjentinasit ditën e sotme, për t’u vendosur përfundimisht se sa do të mungojë “bomberi” i “qytetarëve”.
Aguero është golashënuesi lider këtë sezon me 14 gola të realizuar për Sitin, por dëmtimi i pësuar në këmbë, ndoshta do t’ia ndalë vrullin për disa javë.