Humbja e sotme ndaj Atalantas pasqyron më së miri krizën e sezonit që po kalon Napoli. Dështimi në Europë (eliminim nga Champions dhe Europa League) nuk kompensohet dot me paraqitjet në kampionatin italian. Fitorja e miqve nga Bergamo po rrezikon jo vetëm Milanin të dalë jashtë pjesëmarrjes në Champions League për sezonin e ri, por dhe vendin e dytë në kampionat.
“Tuttomercatoweb” nxori “listën e notave” për skuadrën napolitane pas humbjes së sotme. Paraqitja e Elseid Hysajt u konsiderua si e mjaftueshme: as cilësore, as e dobët.
Elseid Hysaj (nota 6): Fillimi ishte i shkëlqyeshëm. Një krosim vertikal me të djathtën për Mertens, 8 minuta më pas një spastrim topi nga vija përpara Zapatas. Ishte hyrja e një paraqitje që nuk ra në sy, gjatë së cilës (në pjesën e dytë) erdhën dhe golat e Atalantës. Në aksionet 1-2, gjithmonë parakalohej nga lojtarët e Atalantas”.
Skuadra e kaltër dështoi në të gjitha objektivat këtë sezon duke mos arritur të fitojë asnjë trofe.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.