Gjergji Muzaka po vijon fazën e riaftësimit dhe do të jetë i gatshëm për supersfidën që do të luhet ditën e hënë përball Partizanit.
Mesfushori korçarë nuk arriti të përfundoj ndeshjen ndaj Kamzës në shtëpi dhe doli nga fusha i dëmtuar.
Muzaka ka kryer disa seanca fizioterapie dhe është fizioterapisti Ervin Kapaj I cili ka postuar një foto në instastoryn e tij ku tregon për gjëndjen e mesfushorit dhe kur do të jetë gati për korçarët: “Deri të hënën do të jetë gati” është shprehur fizioterapisti Kapaj.
Një elemente i rëndësishëm për trajnerin Shehi në një përballje të rëndësishme si ajo ndaj Partizanit kryesues.