U luajt sot në Itali, ndeshja Lazio-Atalanta, që u mbyll në shifrat 1-1. 3 pikëshi ishte shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat për të arritur objektivin e tyre në Europë, Lazio në Champions League, ndërsa Atalanta në Europa League.
Përvec të tjerash, kjo përballje ishte një “derbi” mes dy portierëve të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha.
Të dy gardianët u munduan të bënin një paraqitje sa më të mirë për ngjyrat e ekipeve të tyre.
“Tuttomercato.com” e vlerëson me notën 8 paraqitjen e Strakoshës, ndërsa me notën 6 vlerësohet Berisha.
Në javën e ardhshme Lazio do të udhëtojë drejt Crotones, ndërsa Atalanta do të presë Milanin në shtëpi.