Java e 36-të e Serie A prezanton me të vërtetë një sfidë shumë interesante në orën 15:00 në stadiumin ‘Olimpico’. Përballë do vihen Lazio dhe Atalanta. Kryqytetasit janë në kërkim të 3 pikëve për të siguruar një vend në Champions League për sezonin tjetër ndërsa bergamaskët nga ana e tyre kanë ambicien për një kualifikim në Europa League.
Por ajo që spikat në këtë ndeshje është dueli në distancë mes dy portierëve të kombëtares shqiptare, Strakosha dhe Berisha. ‘Gardiani’ i Lazios ka qenë një ndër më të vlerësuarit në këtë sezon dhe kërkon që formën e mirë ta vazhdojë edhe kundër Atalantas. Po ashtu Berisha ka qenë shpesh vendimtar për bluzinjtë dhe si një ish i Lazios do kërkojë që të tregojë vlerat edhe në Rome sot.
Sfida është interesante dhe do na duhet të presim fundin e 90 minutave për të parë se kush do dalë triumfatorë.