Zyrtarisht të dyja klubet e kryeqytetit kanë hyrë në javën e derbit. Tirana do të luaj më parë një ndeshje kthimi në Kupën e Shqipërisë përballë Kukësit e më pas do të mendoj për të kuqtë. Partizani në krahun tjetër do të përgatisë derbin e parë në shtëpinë e Tiranës, por kësaj rradhe si pritëse. Neësport.al ka bërë një analizë për prag-derbin…
Do të jetë ndoshta derbi më i çuditshëm i luajtur në të gjithë historikun e përballjeve mes dy klubeve. Tirana e problemeve të mëdha kryeson ka një mal me çështje për të zgjidhur në pak ditë.
Tifozët bardheblu janë zyrtarisht në bojkot dhe për këtë arsye pritet të mungojnë në shkallët e stadiumit. “Fanatics” kanë vendosur të mos ndjekin skuadrën dhe masa e madhe e tifozëve bardheblu ndjek të njëjtën linjë. Bardheblutë vijnë pas tre humbjeve rradhazi në kampionat dhe kanë lënë vëndin e katërt për tu renditur të pestët në tabelën e klasifikimit. Një tjetër humbje mund ti rrezikoj seriozisht të futen në garën që të zbret nga kategoria. Për më tepër, Tirana vuan edhe një numër të madh mungesash për shkak dëmtimesh. Kapiteni Karabeci, Teqja, Muça, Merveil dhe Akua nuk janë të gatshëm. Disa mund të rekuperohen por asgjë nuk dihet me siguri.
Partizani në krahun tjetër ka humbur terren me Kukësin e vëndit të parë dhe ka lëshuar për Skënderbeun vëndin e dytë në klasifikim. Të kuqtë kanë zhvilluar një lojë jo të mirë në dy ndeshjet e para të këtij viti, ndërkohë që në Durrës luajtën mirë por nuk fituan. Sulmi ka harruar të shënoj ndërkohë që blerjet e bujshme të janarit janë komplet jashtë forme.
Me tifozët pas barazimit me Teutën u dhan shkëndijat e para të një konflikti që mund të nisë nëse skuadra do të zhgënjej sërish për objektivin titull.
Stadiumi i shumë diskutuar “Selman Stermasi” do të jetë për herë të parë i Partizanit ndërkohë që Tirana do të jetë udhëtuese në shtëpinë e saj. E çuditshme por e vërtetë.