Vasil Shkurtaj është shndërruar në objektivin e shumë skuadrave në këtë merkato dimri. Sulmuesi i Luftëtarit ka shkëlqyer me fanelën bluzi dhe tashmë është vënë në radarin e disa ekipeve të Superiores. Fillimisht ishte Kukësi që shfaqi interes për lojtarin, ndërsa më pas Partizani bëri gati “çekun” për të përfituar shërbimet e tij.
Së fundmi mësohet se drejtuesit e Tiranës kanë kontaktuar vetë lojtarin ku i kanë kërkuar të vishet bardheblu në merkaton e janarit. Por, 26-vjeçari është treguar i prerë duke i udhëzuar ata që të kontaktojnë me drejtuesit e klubit gjirokastrit. Kjo në fakt duket si një “Jo” indirekte, megjithatë përfundimisht të ardhmen e lojtarit në fjalë do ta mësojmë në javët e ardhshme.