Ditën e nesërme do të luhet “derbi” në Kategorinë e Parë midis Bylisit dhe Apolonisë. Skuadra ballshiote ndodhet aktualisht në vendin e parë në Grupin B dhe do të kërkoi të ruaj ecurinë e fitoreve për të mos humbur kreun e klasifikimit. Nga ana tjetër Apolonia kërkon mbështetjen e tifozërisë duke çuar në dispozicion dhe autobusa falas për tifozët që dëshirojnë të ndjekin nga stadiumi këtë takim.
Postimi i klubit:
“Nesër udhëtojmë drejt Ballshit bashkë me tifozët!
Në orën 12:00 te stadiumi niset autobusi me tifozët drejt transfertës së radhës!
Udhëtimi falas, ju mirëpresim”!