Derbi i Kategorisë së Parë mes Lushnjes dhe Bylisit ishte një nga ato ndeshjet e shumta në Shqipëri, e cila degradoi në dhunë. Gjatë gjithë ndeshjes kishte ofendime mes tifozerive. Në minutat e fundit, Bylisi shënojë golin e fitores dhe tifozat lushnjar kanë goditur me gurë, golashënuesin Dose.
Jo vetëm kaq, edhe tifozët e Bylisit janë goditur në mënyrë që të rrezikohej jeta e tyre. Nga ana tjetër ekipi i Lushnjes, në një reagim shprehet se gjatë gjithë ndeshjes kanë qënë të provokuar si nga stafi dhe nga tifozët ballshiot.