Kastrioti luajti në fundjavë kundër Partizanit, ndeshje që përfundoi me shifrat 2-0 në favor të të kuqve. Ajo që ra në sy ishte sponsori që mbanin mbi fanelë lojtarët e krutanëve, e cila mori jehonë për shkak të denoncimit të zv.kryeministrit Erion Braçe.
Të gjithë janë befasuar në Krujë, megjithatë drejtuesit nuk kanë kohë për të humbur dhe kanë zgjedhur të ndryshojnë sponsorin në fanelë. E drejta në Shqipëri vështirë të gjendet dhe kësisoj skuadra krutane do të mbajë në fanelë kompaninë italiane Drilux.
Që prej ndeshjes së fundjavës kundër Kamzës, ekipi i Kastriotit do të ndryshojë look pasi tashmë ka ndryshuar sponsorin.