Afrimi më i ri te Luftëtari Mërgim Neziri i cili afrua gjatë kësaj merkato është dëmtuar në ndeshjen mqiësore ndaj Bylisit. Lojtari ishte projektuar si titullar në ndeshjen e parë për këtë vit, por një nndërhyrje e rëndë në miqësore ka bërë që Neziri të niset menjëherë drejt Shkupit për të krye një egzaminim më të detajuar.
Dyshohet për një këputje ligamenti dhe nëse rezulton i tillë pritet që mbrojtësi të mungojë gjatë për skuadrën e Luftëtarit. Në ditët në vijim pritet të zbulohet dhe shkalla e dëmtimit.