Në studion e “Procesit Sportiv”, presidenti i Partizanit, Gaz Demi ka folur edhe për 11-metërshin e diskutuar që gjyqtari Jorgji akordoi dje në favor të Skënderbeut në sfidën ndaj Vllaznisë.
“Jorgji e dha me qëllim atë penallti. Është një gjyqtar i bukur si kallëp”, tha me ironi presidenti i Partizanit, Gaz Demi.