Partizani do të presë sot në shtëpi Flamurtarin në orën 19:45 për të luajtur takimin e javës së pestë të kampionatit në Superligën shqiptare. Sfidë e veçantë, ku kundështarët nuk luajnë vetëm për tri pikë, por mbi të gjitha kërkojnë suksesin për të treguar se ky është viti i tyre, pasi të dyja skuadrat në fjalë kërkojnë titullin.
Partizani përballet me vlonjatët pas një barazimi pa gola me Laçin një javë më parë, ndërsa Flamurtari udhëton në këtë transfertë pas humbjes 2-0 që pësoi ndaj Skënderbeut në shtëpi në javën e katërt të kampionatit.