Lewis Hamilton deklaroi së fundmi se nuk ka arsye që të largohet nga Mercedes dhe se do rinovojë kontratën me skuderinë gjermane. Britaniku hodhi poshtë zërat që e shihnin atë në drejtimin e Ferrarit sezonin që vjen por “kokëkuqja” nuk duket të ishte në preferencat e 4 herë kampionit të Botës.
Të paktën deri më tani sepse së fundmi nga disa fotografi të publikuara nga miku i Hamilton, aktori King Bach tregon Hamilton që qëndron afër një Ferrari. Madje makina ka edhe emrin e Hamilton në të dhe është e personalizuar. Këto makina të tipit LaFerrari kushtojnë rreth 1.5 milionë euro dhe në Botë ekzistojnë vetëm 499 modele të tilla. Epo, Hamilton mund t’ia lejojë vetes një luks të tillë dhe të ketë një Ferrari në garazhin e tij.