Jo pak merita ka marrë dhe sulmuesi i sapoardhur te Skënderbeu Dejvi Bregu, i cili ka luajtur një rol deciziv me penalltinë e fituar në minutën e 104-t, që i shpëtoi kampionët e Shqipëris nga një barazim i papranueshëm. Ish-futbollisti i Luftëtarit, tashmë pjesë e bardhekuqve foli pas takimit për programin “Gol pas goli” të “Supersport” duke theksuar se penalltia ishte vërtetë dhe se me kampionët në fuqi të Shqipërisë, spektakli nuk do të mungojë.
“Trashit mbase nuk i duket penallti. Unë u mundova të bëjë një manovër të zgjuar në fushë dhe fatmirësisht fituam penalltinë. Mentaliteti është mirë, kemi nisur mirë dhe gjithë kjo që është krijuar më bën të ndihem mirë. Këtu ndyshon mentaliteti dhe uria për të fituar. I jam mirënjohës Luftëtarit për çfarë më ka dhënë dhe kam dhënë për këtë skuadër. Superliga është e fortë, spektakël e bëjmë”, ka mbyllur Bregu pronocnimin e tij për “Supersport”.