Kamza dje zyrtarizoi edhe trajnerin e ri pas largimit të Ndreut që do jetë pikërisht Julian Ahmataj. Kjo lëvizje e drejtuesve të Kamzës për të sjellë një frymë të re në ekip pas disa rezultateve negative duket se është pritur mirë. Optimizmi me ardhjen e Ahmataj që është një njohës shumë i mirë i futbollit tonë ku deri para pak vitesh edhe ishte aktiv në fushën e lojës.
Ndeshja e rradhës do jetë ajo me Skënderbeun në Korçë. Një debutim i vështirë kjo për Ahmatajn në krye të stolit të Kamzës, por që nuk merret me aspak frikë. Kamza ka arritur që ti marrë dy herë barazim korçarëve në këtë kampionat dhe sërish do tentojnë një rezultat pozitiv ndaj bardhekuqve.