Ditën e djeshme kapiteni i Lirisë së Prizrenit, Robert Gjeraj braktisi stërvitjen e ekipit, në shenjë proteste ndaj trajnerit Bledi Shkëmbi.
Ngjarja u komentua edhe nga Shkëmbi, i cili tha se veprimi i Gjerajt ishte i pakutueshëm dhe i patolerueshëm.
Por gjatë ditës së sotme duket se problemi ka vijuar.
Robert Gjeraj nuk është paraqitur fare në stërvitjen e ekipit, sërish në shenjë proteste ndaj Shkëmbit.
Kapiteni ka thënë se nuk do të paraqitet në ekip, derisa ta trajtojnë ndryshe.
Në këtë situatë i pashmangshëm duket opsioni i largimit që në merkaton e janarit.
Me Shkëmbin në krye të Lirisë, paqja për Robertin duket diçka e paarritshme.