Humbja e Partizanit 4-0 nga Kukësi, javën e kaluar nuk ka lënë një shije të mirë për drejtuesit e kuq. Për këtë arsye, drejtuesit kanë vendosur që në fund të këtij sezoni, drejtimin e Partizanit ta marrë trajneri kroat Mario Tokiç.
Tokiç që është 42-vjeçar ka drejtuar në të shkuarën Lokomotivën e Zagrebit prej vitit 2016 deri në janar të këtij viti.
Kroati pritet që të jetë nesër në stadium për të parë ndeshjen Partizani – Skënderbeu. Ai do të mbikëqyrë gjendjen e skuadrës, ndërsa aktualisht në krye të pankinës së kuqe mbetet Dalipi.