Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja pas barazimit 1-1 kundër Laçit deklaroi: “Xhejms ishte në hije sot, ndërsa Osmani u provua në një rol tjetër, atë para mbrojtjes. Kupa ka specifikën e saj dhe një gol në fushë kundërshtare është shumë mirë.
Kjo mënyrë loje nuk na jep garanci në lidhje me ndeshjet që do të zhvillojmë në Korçë me skuadra që do të luajnë mbyllur në prapavijë.
Osmani sërish mesfushor? Jo! Ishte një zgjidhje e momentit, sepse ai ka kohë që nuk e bën këtë rol. Sot luajti shumë mirë në atë pozicion dhe mendova të ishte përpara në sulm, për të shfytëzuar shtatlartësinë e tij.
Sulmi apatik? Duhet të gjejmë një manovër për të çarë mbrojtjen kundërshtare që qëndron e ngjeshur.
Për sa i përket mbrojtjes nuk është se e ka ajo fajin për golin e pësuar, sepse duhet të veprojmë si skuadër në manovrat mbrojtjëse. Në fakt, te goli i pësuar ishte një moskoordinim ose shpërqendrim i Micit dhe Jashanicës, që u gjendën në presion”, deklaroi trajneri Daja për në “Gol pas Goli”.