Sot, në orën 15:30 Flamurtari do të luajë ndaj Shkumbinit ndeshjen e kthimit e vlefshme për turin e parë në Kupën e Shqipërisë. Edhe pse një fitore minimale e vlonjatëve në sfidën e parë, trajneri Ilir Daja ka menduar të paraqesë një tjetër formulë për ditën e sotme.
Tekniku ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin por sot do të besojë tek lojtarët që kanë marrë më pak minuta në kampionat. Si duket, Daja është i qetë dhe për këtë arsye ka bërë këët zgjedhje. Si duket, tekniku e cilëson ndeshje prove sfidën ndaj Shkumbinit duket mos vënë në asnjë moment në dyshim fitoren ditën e sotme.