Ilir Daja me të besuarit e tij te Skënderbeu, do të luajnë sot një ndeshje tepër delikate kundër Dinamos së Zagrebit. Për këtë takim skuadra korccare do të jetë e plotë dhe formacioni që do të zbresë në fushë është:
Shehi, Mici, Jashanica, Radas, Vangjeli, Osmani, Lila, Nimaga, Latifi, Gavazaj, Soue
Kjo ndeshje është tepër e rëndësishme për kapitenin Orges Shehi i cili mund t’i japë fund karrierës dhe kjo mund të jetë loja e tij e fundit. Por, nëse Skënderbeu do të marrë pjesë në grupet e Europa League, Shehi do të mund të jetë edhe një vit më shumë në ekip.