Në një intervistë të dhënë për “goal.com”, trajneri i kombëtares Xhani de Biazi, ka shokuar me deklaratën e tij për ecurinë e kombëtares.
I pyetur për gjendjen aktuale të ekipit dhe takimet e zhvilluara në eliminatoret e Kupës së Botës “Rusia 2018”, ai është shprehur: “Humbja ndaj Spanjës ishte e pritshme. Loja mori tjetër rrjedhë pas një gabimi nga ana jonë. Bëmë gabim që i dhuruam Izraelit avantazhin 1-0. Ndërkohë që pas këtij goli ata morën lojën në dorë. Ishte e dhimbshme. pasi nuk e prisnim”
Lidhur me takimet e radhës që kombëtarja ka në vazhdim, ai është përgjigjur: “Takimet që mund të fitonim i fituam, tani mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. Na duhet shumë fat, pasi takimet janë të vështira. Edhe nëse nuk fitojmë nuk është ndonjë gjë, pasi ekipet kundërshtare njihen që kanë një nivel më të mirë loje se ne, por ne do bëjmë më të mirën”, – është shprehur trajneri i kombëtares në intervistën për “goal.com”