Trajneri i Kombëtares, Xhani de Biazi ka dalë në konferencë për shtyp pak çaste më parë në vigjilje të sfidës kundër Maqedonisë.
“Duhet t’i kushtojmë vëmendje Maqedonisë. Duhet të përgatitemi sa më mirë. Lojtarët duhet ta kuptojnë rëndësinë e kësaj përballjeje. Europiani tregoi se ekipet e vogla mund të ecin para sepse kanë dëshirë. E konsiderojmë ndeshjen ndaj Maqedonisë si të jetë një finale Europiani. Nuk do e nënvlerësojmë kundërshtarin. Mendoj se më e lehtë është të luash ndaj skuadrave si Spanja dhe Italia, sesa ndaj Maqedonisë.
Megjithatë nuk kemi presion, sepse luajmë para tifozëve tanë. Ekipi do të jetë i njëjti si në Europian, edhe pse është larguar Cana. Por kemi rikthyer Gjimshitin dhe na janë bashkuar Manaj dhe Hyka”, deklaroi trajneri De Biazi.